Champions League, zbulohet hipoteza e fundit për mbylljen e sezonit

4 Qershor 2020
21:43
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e këtij edicioni të Champions League pritet të vendoset në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të zhvillohet më 17 qershor, në fund të së cilës presidenti Aleksander Ceferin pritet të zyrtarizojë datat dhe formatin për ta çuar në fund  Champions dhe Europa League në gusht.

Ndërkohë, vazhdojnë supozimet dhe hipotezat mbi një ndryshim të vendit të finales, me Stambollin që duket se do të heqë dorë sepse nuk do që ndeshja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Lisbona është një nga alternativat e mundshme, por e përditshmja gjermane Bild ka folur edhe për mundësinë e një Final 8 që do të zhvillohet në krahinën e Frankfurtit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit