CHAMPIONS: Leao dhe Kvara më mirë se Neymar, dy francezë kryesojnë renditjen speciale

10 Nëntor 2022
18:45
Denis Hakanaj
back button

Faza me grupe e Champions League është mbyllur tashmë dhe kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube do të kthehet në shkurtin e vitit të ardhshëm për përballjet e çerekfinaleve.

Uefa Champions League ka publikuar një renditje të veçantë në profilin e saj zyrtar në Tëitter në lidhje me lojtarët që kanë bërë më shumë dirblime në në fazën e grupeve të Champions League.

Një statistikë interesante, ajo e komunikuar nga UEFA përmes rrjeteve të saj sociale, e cila shpjegon se si dy nga interpretuesit më të mirë të Serisë A kanë patur një ndikim të rëndësishëm edhe në kompeticionin më të lartë europian.

Në krye të kësaj renditjeje speciale është Ousmane Dembele i Barcelona-s, i barabartë me Kylian Mbappe, që të dy kanë arritur 39 driblime në 6 ndeshje në grup.

Më pas vijnë Vinicius Jr me 36, ndërsa në vendin e katërt dhe të pestë janë Rafael Leao dhe Khvicha Kvaratskhelia: lojtari i Milanit ka bërë 33, ai i Napoli-t 29. Nuno Tavares, Neymar, Mudryk, Carrasco dhe Kent mbyllin top 10-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit