CHAMPIONS | Man City autostradë, Dortmund super! Juventusi gjen golin me Rabiot. Autogoli i Danilo dënon PSG (PAMJET)

5 Tetor 2022
21:58
Telesport
back button

Erling Haaland, gjithmone ai, gjithmone gol, gjithmone ne fushe dhe vendimtar, ne cdo kompeticion. Sulmuesi i Manchester City duket se do te thyeje rekorde pas rekordesh dhe tashme ka shkuar ne plot 19 gola me skuadren e Guardiola-s ne te gjitha kompeticionet.

Sonte ndaj Kopenhagen, vikingu ka shenuar golin e pare dhe ate te avantazhit per anglezet. Nje dalje e bukur e City dhe Cancelo qe kroson en qender aty ku Haaland e dergon topin ne rrjete me nje lehtesi te jashtezakonshme, Nje goditje si ne stervitje per norvegjezin qe duket se ndihet mjaft mire te City.

VIDEO E GOLIT HAALAND

Por sikur te mos mjaftonte ai gol, Haaland ka realizuar edhe golin e dyte ndaj Kopenhagen. Ai eshte ndodhur ne vendin e duhur ne momentin e duhur te shtylla e dyte duke e shenuar gol goditjen e Rodrit. City me pas ka shenuar edhe golin e trete, ne fakt nje autogol.

VIDEO E GOLIT TE HAALAND 2

Barazon pjesen e pare PSG ndaj Benfica-s ne Portugali! N kete mbremje ka shenuar edhe nje tjeter futbollist qe ne kete kompeticion deshiron te lere gjurme dhe po perjeton nje sezon fantastik. Po flasim per Lionel Messi, qe me Parisin ka realizuar golin e avantazhit ndaj Benfica-s ne minuten e 22-te.

VIDEO E GOLIT MESSI

Por Benfica ka barazuar me ane te nje autogoli te Danilos qe ne krosimin e bere nga portugezet ka devijuar topin ne porten e tij ne tentative per ta hequr ate dhe keshtu i ka dhene ekipit kundershtar dhuraten.

VIDEO DANILO AUTOGOL

Nderkohe edhe Chelsea ka gjetur golin e avantazhit ndaj Milanit me ane te Fofana, qe ne goditje kendi ka qene aty per ta shtyre ne rrjete pas nje karomboli dhe pasi topi ka luajtur fliper brenda zones se rreptesise kuqezi.

VIDEO E GOLIT FOFANA

Edhe Real Madrid ka gjetur golin ndaj Shakhtar Donetsk me ane te Rodrygo. Nje aksion personal i tij qe ka kembengulur dhe shenuar gol duke i dhene keshtu avantazhin Real Madridit.

VIDEO GOLI I RODRYGO

Me pas ka qene Vinicius Jr ai qe ka shenuar golin e dyte per Real Madrid por ne fund te pjeses se pare Shakhtar DOnetsk ka ngushtuar shifrat ne 2-1 me golin e shenuar nga Zubkov.

VIDEO E GOLIT VINI JR

Fiton dhe Juventusi ne pjesen e pare me golin e vetem te shenuar nga Adrien Rabiot. Nje kombinim i bukur dhe hyrje ne zone dhe goditje te forte me te majten nga francezi qe ka festuar me pas.

VIDEO E GOLIT RABIOT

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit