Champions me Liverpoolin? Ancelotti mendon për merkato, piketon 21-vjeçarin

17 Shtator 2019
10:15
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli do të luajë ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të vlefshme për grupet e Champions League. Trajneri Carlo Ancelotti duket se po punon në dy fronte, pasi që tani ka piketuar dëshirat për merkaton e ardhshme. 

Numri një i stolit pëlqen sulmuesin 21-vjeçar të Celtiic-ut, Odsonne Edouard. 

Ai luan në kampionatin skocez duke qenë një nga futbollistët më të mirë të kampionatit, pasi në 4 ndeshjet e para ka shënuar 3 gola, ndërsa vjet e mbylli sezonin me 15 rrjeta. 

Edouard luan me kombëtaren U-21 të Francës dhe ka zgjuar vëmendjen e shumë klubeve me Napolin që është në linjën e parë. Skocezët duan rreth 35 milionë euro për të, por vështirë që napolitanët të paguajnë kaq shumë për një “bast”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit