CHAMPIONS | Messi i jashtëzakonshëm, Haaland vazhdon me golat! Chelsea gjen avantazhin ndaj Milanit, edhe Reali zhbllokon (PAMJET)

5 Tetor 2022
21:28
Telesport
back button

Erling Haaland, gjithmone ai, gjithmone gol, gjithmone ne fushe dhe vendimtar, ne cdo kompeticion. Sulmuesi i Manchester City duket se do te thyeje rekorde pas rekordesh dhe tashme ka shkuar ne plot 18 gola me skuadren e Guardiola-s ne te gjitha kompeticionet.

Sonte ndaj Kopenhagen, vikingu ka shenuar golin e pare dhe ate te avantazhit per anglezet. Nje dalje e bukur e City dhe Cancelo qe kroson en qender aty ku Haaland e dergon topin ne rrjete me nje lehtesi te jashtezakonshme, Nje goditje si ne stervitje per norvegjezin qe duket se ndihet mjaft mire te City.

VIDEO E GOLIT HAALAND

Por, ne kete mbremje ka shenuar edhe nje tjeter futbollist qe ne kete kompeticion deshiron te lere gjurme dhe po perjeton nje sezon fantastik. Po flasim per Lionel Messi, qe me Parisin ka realizuar golin e avantazhit ndaj Benfica-s ne minuten e 22-te.

VIDEO E GOLIT MESSI

Nderkohe edhe Chelsea ka gjetur golin e avantazhit ndaj Milanit me ane te Fofana, qe ne goditje kendi ka qene aty per ta shtyre ne rrjete pas nje karomboli dhe pasi topi ka luajtur fliper brenda zones se rreptesise kuqezi.

VIDEO E GOLIT FOFANA

Edhe Real Madrid ka gjetur golin ndaj Shakhtar Donetsk me ane te Rodrygo. Nje aksion personal i tij qe ka kembengulur dhe shenuar gol duke i dhene keshtu avantazhin Real Madridit.

VIDEO GOLI I RODRYGO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit