Ndeshje e mallkuar per Milanin ne San Siro ndaj Newcastle United. Nje sfide qe per 95 minuta ka pare ekipin kuqezi dominues dhe me 28 tentativa drejt portes kundershtare nga te cilat plot 9 te tilla brenda kuadratit dhe disa te pritura nga portieri Pope.
San Siro me 65 mije tifoze sigurisht qe ka krijuar nje atmosfere te jashtezakonshme duke i dhene zemer kuqezinjve dhe pjesa e pare ka qene totalisht e dominuar nga djemte e Stefano Piolit me 16 tentativa drejt portes se Nick Pope qe ka pritur te pakten 5-6 te tilla dhe ne disa raste edhe me fat. Milani i eshte afruar golit me Pobega, Krunic, Leao, Giroud, Chukwueze dhe Loftus Cheek duke mos arritur te finalizoje…
Ne pjesen e dyte, muzika nuk ndryshon dhe Milani vazhdon te jete kerkues per golin teksa do te afrohet ne disa tentativa te tjera por ne disa duke u nxituar. Dy notat e vetme negative, demtimet e Loftus Cheek dhe Mike Maignan per demtime, te zevendesuar nga Musah dhe Sportiello.
Ne fund, Newcastle beri te vetmen tentative drejt kuadratit me Sportiello qe u pergjigj mjaft mire. Nje barazim 0-0 qe i le te dy ekipet me nga 1 pike ne grupin e ferrit.
Sakaq, ne sfiden tjeter te pasdites, Leipzig ka marre 3 piket e para ne grupin G duke mundur 3-1 Young Boys ne Zvicer, ndeshje e drejtuar nga arbitri kryesor shqiptar Enea Jorgji. Simakan, Schlager dhe Sesko shenuesit per ekipin gjerman.