CHAMPIONS: Morata në frymën e fundit, Juventusi kualifikohet. Por çfarë nate për Uzunin! Ndërron fanelën me CR7 (VIDEO)

24 Nëntor 2020
22:54
Telesport
back button

Juventusi kualifikohet në fazën tjetër të Champions League dhe kalon grupin, por sa vuajtje dhe sa “djersë” ndaj modestëve të Ferencvarosit.

Shpëtimtari ka një emër dhe ai është Alvaro Morata, që fillimisht e nisi nga stoli. Spanjolli godet në fund dhe arrin të çajë murin rrethues hungarez, që po rezistonte, duke i hequr një mbrëmje magjike miqve dhe Uzunit.

Guximi i Ferencvarosit çmohet pas vetëm 19 minutash, kur shqiptari Myrto Uzuni godet portën bardhezi pas një pasimi të bukur nga Nguen. Shqiptari realizon golin e parë në karrierë në grupet e Champions dhe feston si idhulli i tij, Ronaldo.

Szczesny duket i pavëmendshëm në atë moment, ashtu sikurse edhe mbrojtja e Juventusit, që është e çekuilibruar, me De Ligt që gabon.

Juventus-Ferencvaros, Uzuni segna ed esulta alla Cristiano Ronaldo | Goal.com

Juventusi mezi përgjigjet dhe duhet që ingranazhet të funksionojnë siç duhet. Por, duke pasur Cristiano Ronaldo në ekip, goli mund të dalë në çdo moment, ashtu si ndodh kur CR7 merr top rreth 30 metra nga porta, afrohet dhe me të majtën gozhdon portën hungareze.

Pjesa e dytë është një mësymje e Juventusit në portën e miqve dhe portieri Dibusz duhet të bëhet hero me disa pritje të vazhdueshme.

Janë dhe dy shtylla ato që i thonë “jo” ekipit të Pirlos, fillimisht me Bernardeschin, që bën një lëvizje të bukur, më pas me Alvaro Morata, që pretendon për penallti por edhe pas VAR arbitri nuk akordon me të drejtë.

Ronaldo e kthen në tabelë qitje, por mbrojtja e Ferencvarosit reziston, ashtu sikurse edhe portieri që është praktikisht i kudondodhur.

Pirlo hedh në fushë mesfushorë të tjerë dhe provon të fitojë ndeshjen por e ka të pamundur, që vjen me Alvaro Morata, në sekondat e fundit, ose më saktë, në frymën e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit