CHAMPIONS: “Muri i kuq” reziston 45′ e para, Partizani nervozon Qarabag!

17 Korrik 2019
19:47
Anton Cicani
back button

Nëse  dikush priste një Partizan që do të vuante jashtë mase në Baku dhe skuadra e Qarabag do të dominonte me raste, e ka pasur totalisht gabim. SKuadra e drejtuar nga Franco Lerda po tregon një soliditet për t'u pasur zili.

Asnjë çekuilibrim dhe e kujdesshme, aq sa 45 minutat e para kanë përfunduar me rezultatin 0-0, ashtu si në "Selman Stermasi". Skuadra azere pati vetëm një moment të mirë, me kokë, por shpërdoroi shumë pranë portës. 

Më pas, krosime pa adresë dhe goditje jashtë kuadratit, ndërsa edhe Partizani u përgjigj me Çinarin nga distanca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit