Pak orë nga debutimi në Champions League në San Siro kundër Milan-it, Newcastle i Sandro Tonali-t ka një problem për të zgjidhur.
Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, klubi i Eddie Howe duket s eka shkelur një nga rregullat e UEFA-s që ka lidhje me oraret që duhen respektuar sipas një programi të paracaktuar.
Klubi anglez ka mbërritur me vonesë në Itali për shkak të kushtet të këqija meteorologjike në Milano.
Në këtë mënyrë, trajneri Eddie Howe nuk ka mundur të paraqitet në konferencë për shtyp në orarin e caktuar nga UEFA, ose më saktë mes 12:00 dhe 20:00. Konferenca për shtyp, në fakt, ka nisur në orën 21:00:
“Është pjesë e këtij profesioni. Nuk është diçka e pazakontë. Ka qenë një problem me motin, por kemi qenë më parë në situata të tilla.
“Është një gjë me të cilën jemi mësuar, edhe pse kemi ardhur pak më vonë nga sa do të kishim dashur. Nuk është një problem i madh”, ka thënë trajneri i Newcastle.
Tani mbetet për t’u kuptuar nëse do të merren masa ndaj klubit (siç e parashikon rregullorja) ose, për shkak të natyrës së vonesës, Newcastle do të falet.