CHAMPIONS: Nga ëndrrat në… lot! Përralla polake zgjati 82 minuta (VIDEO)

17 Korrik 2019
23:37
Anton Cicani
back button

Sezonin e shkuar shkruajtën historinë në Poloni, teksa fituan titullin kampion në mëyrë të   pabesueshme. Pikërisht ai ekip që ka ndërruar emrin më shumë se sa 10 herë dhe që e ka nisur nga kategoria e shtatë për të sfiduar ekipet elitare.

Po flasim për Piast Gliëice, një qytezë e vogël në Poloni, që sigurisht do ta ketë të vështirë të kapërdijë faktin se ëndrra për të bërë rrugë në Champions League u shuajt pas vetëm 82 minutash… Në fakt, deri në atë moment, skuadra polake po fitonte 1-0 ndaj BATE Borisov, që në Bjellorusi ishte ndalur nga një 1-1 befasues pikërisht nga miqtë polakë.

Por, një penallti dhe një gol, e gjitha në harkun e pesë minutave, solli kapitullimin e Piast dhe kualifikimin e një skuadre që fiton titullin radhazi prej më shumë se një dekade në Bjellorusi dhe që në Europë ka mbi 150 ndeshje të luajtura. Eksperienca, këtë herë, goditi!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit