Champions 2019-2020: Nga Zelanda në Kosovë, spanjolli i dhuron finalen kampionëve të Andorrës!

25 Qershor 2019
16:59
Anton Cicani
back button

Skuadra e Feronikelit do të zbresë sonte në fushë në përballjen e Champions League, gjysmëfinalja e turit paraeliminator, ndaj Lincoln Red Imps (kampioni i Gjibraltarit). Ndeshja do të luhet në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, aty ku sapo ka përfunduar gjysmëfinalja e parë, ajo mes Tre Penne, fituesit e kampionatit në San Marino dhe Santa Coloma, kampionët e Andorrës.

Këta të fundit shënuan një gol në pjesën e dytë që vleu kualifikimin në finale, aty ku do të presin fituesin e çiftit Feronikeli-Lincoln Red, me ekipin kosovar favoritin për të kaluar më tej.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Javier Lopez Iglesias në minutën e 76-të. Futbollisti u transferua këtë verë me parametra zero nga kampionati i Zelandës së Re, ndërsa më parë ka luajtur në ligën e tretë spanjolle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit