CHAMPIONS | Onana fundos Manchesterin, Galata falënderon: 3-3 në Stamboll. Përmbysje e çmendur e PSV, Sevilla e Ramos eliminohet

29 Nëntor 2023
20:49
Telesport
back button

Ndeshje spektakolare dhe me plot 6 gola ajo mes Galatasaray dhe Manchester United ne Stamboll, aty ku barazimi 3-3 mban ende gjithcka hapur deri ne javen e fundit te grupit te Champions me Bayern tashke te kualifikuar si i pari dhe qe luan thjesht per te rritur statistikat dhe perfitimet ekonomike te rezultatit…

Nje ndeshje qe ka pare protagonist negativ – edhe nje here si thuajse zakonisht kete sezon – portierin Onana qe dy here ka ngjallur turqit qe ishin goditur nga Manchester United qe kaloi perpara me Garnacho dhe me pas dyfishoi me Bruno Fernandes me supergol.

Ziyech ngushtoi shifrat ne 1-2 por ne pjesen e dyte McTomminay do te shenonte golin e trete per Djajte e Kuq. Por, serish nje goditje denimi dhe serish Oanana protagonist me Ziyech qe falenderon. Galatasaray qe do te gjeje edhe golin e trete me Arturkokglu. Ne fund, Man United iu afrua golit ne te pakten 3 raste mes mrekullive te Musleras dhe fatit te keq. Tashme Galatasaray shkon 5 pike dhe Man United i fundit me 4.

Nderkohe, e pabesueshme ajo qe ka ndodhur me Sevilla dhe PSV. Ekipi spanjoll shenoi me Ramos (rekordmen golash ne Champions si mbrojtes) dhe En-Nesyiri por miqte duke perfituar dhe nga i kuqi i Ocampos realizuan 3 gola duke shkuar 8 pike dhe eliminuar Sevillan, qe mbetet 2 pike ne grup.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit