Champions, Partizani humbet sfidën e parë me kampionet hungareze

24 Tetor 2019
8:36
Telesport
back button

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra është mundur 3-0 në ndeshjen e raundit të tretë të Champions League. Kampionet e Shqipërisë u mundën nga kampionet e Hungarisë, Vasas Obuda Budapest, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit. Partizani nuk pati mundësi të aktivizojë në këtë takim dy lojtare, që nuk morën dot vizat për në Hungari, çka ndikoi në rezultat.

Për sa i përket sfidës, në fushë dominoi dhe fitoi skuadra më e mirë, pra jo hungareze, e cila me këtë fitore hedh një hap të madh përpara drejt kualifikimit në fazën e grupeve. Partizani bëri një ndeshje të mirë, rezistoi aq sa pati mundësi, por nuk mund të rivalizonte deri në fund. Sfida e radhës do të luhet pas një jave në Tiranë, me të “kuqtë” që synojnë përmbysjen e madhe.

Vasas Obuda Budapest – Partizani, 3-0 (25-19, 25-20, 25-16)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit