Champions: Partizani luan në stadiumin e vogël që përuruan “mafiozët” Platini-Blater! (VIDEO)

20 Qershor 2019
17:53
Anton Cicani
back button

Partizani do të përballet me kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag, ish-skuadra e Ansi Agollit që e komentoi këtë ndeshje tepër të vështirë për kampionët e Shqipërisë, që nisen në letër jo si favoritet. 

Sakaq, është caktuar edhe stadiumi për sfidën që ekipi i Lerdas do të luajë jashtë fushe, pra në Azerbajxhan.

Bëhet fjalë për Mardakan, periferi e kryeqytetit Baku (Azerbajxhan), në multi-impiantin "Dalga Arena", që mban vetëm 6500 tifozë dhe që u përurua nga dyshja e inkriminuar e UEFA-s dhe FIFA-s, Michel Platini dhe Sep Blater më 6 qershor të vitit 2011.

Qarabag, ndryshe nga sa mendohej, nuk zgjodhi stadiumin kombëtar "Tofiq Bəhramov" të Baku, duke qenë 30 mijë vendësh për faktin se nuk mund ta mbushte dhe nuk do të ishte presion i njëjtë për kundërshtarin si me një stadium me vetëmm 6500 vendësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit