CHAMPIONS: Prishtina eliminon Inter-in e Andorrës dhe kualifikohet në turin e parë eliminator (Video)

25 Qershor 2021
22:04
Denis Hakanaj

Prishtina, kampionia e Kosovës, ka fituar finalen e turit paraeliminator të Champions League ndaj Inter Escalades të Andorrës dhe është kualifikuar për fazën eliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena është mbyllur me rezultatin 2-0 për kosovarët.

Protagonisti i sfidës ka qenë Endrit Krasniqi, autor i të dy golave. 26-vjeçari ka zhbllokuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë dhe e ka mbyllur atë në minutën e 58-të.

Në turin e parë kualifikues, Prishtina do të përballet me Ferencvaros-in e Myrto Uzunit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit