CHAMPIONS: Produkti i Akademisë së Interit eliminoi Shkëndijën!

16 Korrik 2019
20:08
Anton Cicani
back button

Goli i parë është ai që të jep goditjen vendimtare dhe të çekuilibron dhe ai gol për Nomme Kalju, skuadra kampione e Estonisë, erdhi nga këmbët e Maximiliano Ugge, mbrojtës i fortë dhe i gjatë, që ka edhe specialitet të shtëpisë golat e realizuar me kokë dhe këmbë.

Kapiten i ekipit estonez, ka provuar edhe aventurën në Lituani me Suduva, ndërsa deri në vitin 2013 luante me Leço në Itali. Por, e shkuara e tij flet zikaltër, pasi është rritur te Akademia e Interit, përkrah një emri si Davide Santon. Ugge ka qëndruar 10 vite si zikaltër dhe ka fituar edhe kampionat me Pulcini, pra para të rinjtë e Interit.

Sonte, realizoi golin më të rëndësishëm, duke i dhënë mundësi Nomme Kalju që të kalonte në avantazh. Më pas, goli i suksesit erdhi nga këmbët e brazilianit Liliu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit