CHAMPIONS: PSG, City dhe Barcelona nuk falin! E nisin me “marsh”. Por goli kryevepër i mbrëmjes i takon portierit të Lazios (VIDEO)

19 Shtator 2023
23:22
Telesport
back button

Pas ndeshjeve te para qe u luajten ne oren 18:45 mes Milanit dhe Newcastle e perfunduar ne barazim 0-0 dhe Young Boys-Leipzig 1-3, sonte u zhvilluan sfidat e tjera te 4 grupeve te para.

GOLI I LEWANDOWSKI – VIDEO

GOLI I GAVIT 4-0 (VIDEO)

GOLI I FELIX 5-0 (VIDEO)

Nuk zhgënjejnë skuadrat e mëdha në raundin e parë të ndeshjeve në grupet e Championsit. Barcelona, e cila sezonin e kaluar nuk mundi të kalonte as grupet, e ktheu në stërvitore ndeshjen me Antwerpin e Arbnon Mujës, duke fituar thellë 5-0. Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 83-të nga trajner Van Bommel.

GOLI I ALVAREZ – VIDEO

GOLI I RODRI – VIDEO

Manchester City bëri një “shaka” të vogël kur shkoi 0-1 në “Etihad” përballë Crvena Zvezdës, por me fillim e pjesës së dytë kampionët e Anglisë përmbysën shifrat shumë shpejt me dygolëshin e Alvarez dhe finalizimin e Rodrit, për ta mbyllur me fitoren 3-1.

GOLI I MBAPPE – VIDEO

GOLI I HAKIMIT – VIDEO

PSG e nis mbarë rrugëtimin në Champions duke fituar 2-0 përballë Dortmundit me gola të Mbappesë dhe Hakimit, ndërsa Atletico barazoi 1-1 në fushën e Lazios. Në “Olimpico” golin e barazimit, “in extremis”, e realizoi me kokë portieri Provedel, diçka e pazakontë në futboll.

SUPERGOLI I PROVEDEL – VIDEO

2-0 triumfoi Feyenoordi Ndaj Celtic, ndërsa Porto iu imponua 1-3 Shaktar Donetskut.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit