Champions, PSG në gjymsëfinale falë… Covid-19

13 Gusht 2020
17:08
Denis Hakanaj
back button

Mund të kishte pasur shijen e një përralle nëse momenti më magjik nuk do të kishte qenë kalimi në gjysmëfinalen e Champions League i Atalanta-s.

Por edhe historia e Eric Maxim Choupo-Moting nuk bën shaka. I lënë jashtë listës së Champions League janarin e kaluar nga Thomas Tuchel, ai e ka parë nga tribuna ndeshjene 1/8-ave të PSG-së kundër Borussia Dortmund.

Më pas bota është kthyer përmbys nga pandemia, sezoni është ndalur, Cavani ka vendosur t’i japë fund aventurës me francezët në fund të kontratës dhe Choupo-Moting është bërë heroi i çerekfinales së Champions League pak sekonda para fundit të ndeshjes.

Nëse nuk do të ishte për faktin se me Covid-19 nuk është bukur të bësh shaka, do të mund të thuhej se dikujt i ka bërë mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit