CHAMPIONS: Real-i fiton “finalen” me Galatasaray-n, PSG “shtyp” Brugge me Icardi-Mbappe

22 Tetor 2019
23:00
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e tretë të Grupit A pasi ka mundur 1-0 Galatsaray-n në transfertë. Skuadra e Zidane ishte e fundit në grup para këtij takimi, ndërsa tani është ngjitur në të dytin me katër pikë.

 

Goli që ka vendosur takimin është realizuar nga Kroos në minutën e 18-të, por madrilenët duhet të falënderojnë edhe Courtois, i cili ka shpëtuar rezultatin me disa pritje të jashtëzakonshme.

Ky grup kryesohet nga PSG që mbrëmjen e sotme ka shkatërruar Club Brugge me rezultatin 5-0. Protagonistët e kësaj sfidë kanë qenë Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe. 

 

Argjentinasi ka qenë autor i një dygolëshi (7′, 63′), ndërsa francezi ka realizuar tre të tjerët (61′, 79′, 83′). Mbappe, i cili është aktivizuar në minutën e 52-të, ka dhënë edhe asistin për golin e dytë të Maurito-s.

Ylli i Parisit ka thyer rekordin e Messi-t dhe është bërë lojtari më i ri që arrin në kuotën e 15 golave në Champions League.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit