CHAMPIONS: Një autogol eliminon Monaco, feston Shakhtar! Në grupe edhe Salzburg e Sheriff Tiraspol (VIDEO)

25 Gusht 2021
23:19
Telesport
back button

Koha e rregullt nuk ishte e mjaftueshme për Roberto De Zerbi dhe Shakhtar Donetsk për të fituar kalimin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Monacos: pas 1-0 në ndeshjen e parë, francezët fituan 2-1 në 90 minuta ne ndeshjen e kthimit dhe për këtë arsye gjithcka shkoi ne kohen shtese.

Por, aty ndodhi edhe dhurata e madhe pasi lojtari i ekipit francez, Aguilar, realizoi autogol dhe i dha kualifikimin ukrainasve me rezultatin final 2-2.

Mjaftuan sakaq 90 minuta per Salzburg dhe Sherif Tiraspol për të eliminuar Brondby dhe Dinamo Zagreb: austriaket dhe moldavet fluturojnë për në fazën e grupeve. Më poshtë janë rezultatet dhe golashënuesit e mbrëmjes.

Brondby 1-2 SALZBURG (1-2 ndeshja e parë)

-8 ‘Sesko (S); 10 ‘Aaronson (S); 62 ’Maxso (B)

Dinamo Zagreb 0-0 SHERIFF TIRASPOL (0-3 ndeshja e parë)

SHAKHTAR DONETSK-Monaco 2-2 (1-0 ndeshja e parë)

*-18 ’, 39’ Ben Yedder (M); 74 ‘Marlos (S), Aguilar 114 autogol (S)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit