CHAMPIONS: Serbi i blerë vetëm 550 mijë euro i jep “parajsën” Olympiacosit! (VIDEO)

21 Gusht 2019
22:57
back button

Një mbrëmje e madhe, ashtu si janë mësuar të shohin shpesh në ato anë… “Karaiskakis”, stadiumi i Olympiacos së Pireut, ka përjetuar sërish emocione dhe katër gola, teksa këtë herë viktima e skuadrës bardhekuqe në Greqi ishte surpriza e madhe e playoff, Krasnodar, që eliminoi në mënyrë surprizë Porton duke e shkatërruar në Portugali.

Dy vrasësit e rusëve ishin Guerrero, Podensio dhe Randjelovic, duke i çuar shifrat në 4-0. Por, nëse Guerrero dihet për cilësitë e tij, zbulimi ka qenë serbi i ardhur në qershor pas huazimit te Radnicki Nis. Dhe pikërisht skuadra e Radnickit u eliminua nga Europa League nga Flora Tallin, teksa Randjelovic po shkëlqen në Champions League.

Dy gola të bukur të serbit, që u ble për vetëm 550 mijë euro pikërisht te Radnicki, ku u la një vit në huazim. Olympiacos, thuajse i kualifikuar. Krasnodarit, në ndeshjen e kthimit, ndoshta as mrekullia nuk i bën punë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit