CHAMPIONS: Sot hidhet shorti! Ekipet, formula dhe stadiumet, ja gjithçka që duhet të dini!

10 Korrik 2020
11:30
Telesport
back button

Duke filluar nga ora 12.00 në Nyon të Zvicrës do të zhvillohet shorti për fazën finale të edicionit 19/20 të Champions League, e cila do të rifillojë në 7 gusht dhe do të përfundojë në 23 të të njëjtit muaj. Këtu janë të gjitha informacionet e dobishme që duhet të dini mbi shortin, formatin, stadiumet dhe ekipet.

Sorteggi Champions League: orario e dove vederli in diretta tv e ...

Kush merr pjesë në short?

 

Katër skuadrat janë kualifikuar tashmë në çerekfinale:

Atalanta (ITA)

Atletico Madrid (SPA)

RB Leipzig (GJER)

Paris Saint-Germain (FRA)

 

Fituesit e katër raundeve të 16 që pritet të përfundojnë:

 

Chelsea-Bayern Monaco

Napoli-Barcelona

Real Madrid-Manchester City

Juventus-Lyon

Champions League, sorteggio: ecco gli abbinamenti per i quarti ...

Si funksionon shorti?

Janë parashikuar tre shorte: për çerekfinalen, për gjysmëfinalen (duke kombinuar paraprakisht çiftet e çerekfinaleve) dhe për ekipin vendas “pro forma” në finale (për arsye burokratike).

Nuk parashikohen koka grupi dhe nuk përjashtohen përballjes mes ekipeve të një shteti e federate.

Estádio da Luz | UEFA Champions League | UEFA.com

 

Ku do të luhet?

 

Finalja do të luhet në Estádio do Sport Lisboa e Benfica. Çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja do të jenë në një ndeshje të vetme dhe do të luhen në Lisbonë (Portugali) në gusht.

Ndeshjet do të luhen në Estádio do Sport Lisboa e Benfica (e cila do të presë edhe finalen) dhe në Estádio José Alvalade.

Trofeu Cinco Violinos, l'Empoli sfida lo Sporting CP in amichevole

Cilat janë datat për të kujtuar?

 

7-8 gusht: kthimi i 1/16-ve

12-15 gusht: çerekfinalet (Lisbonë)

18-19 gusht: gjysmëfinalet (Lisbonë)

23 gusht: finalja (Estádio do Sport Lisboa dhe Benfica, Lisbonë)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit