CHAMPIONS: Super Greizmann “kap” Liverpool-in, Andre Silva ndëshkon PSG-në, Ajax shtang Dortmund-in

19 Tetor 2021
21:49
Denis Hakanaj
back button

Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve të orës 21 të javës së tretë të fazës me grupe të Champions League.

Sfidë e çmendur në Madrid mes Atletico Madrid dhe Liverpool, me 45 minutat e para që janë mbyllur 2-2. Milner (8′) dhe Keita (13′) kanë shënuar për miqtë, ndërsa spanjollët janë kundërpërgjigjur me Griezmann (20′, 34′).

Është mbyllur barazim pjesa e parë e PSG-Leipzig. Mbappe ka kaluar në avantazh vendasit pas 9 minutash, ndërsa gjermanët janë kundërpërgjigjur me Andre Silva.

Rezultat befasues edhe në Amsterdam, me Ajax-in që po fiton 2-0 ndaj Borussia-s së Haaland.

Ndeshja është zhbllokuar nga një autogol i Reus në minutën e 11-të dhe Blind ka dyfishuar avantazhin me një gol të bukur në të 25-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit