CHAMPIONS: Teuta mposhtet me “poker” nga Sheriff Tiraspol (Video)

7 Korrik 2021
21:08
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka nisur aspak mirë aventura e Teutës në Champions League.

Skuadra e Edi Martinit, në fakt, është mundur 4-0 nga Sheriff Tiraspol në eliminatoret e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Protagonisti i sfidës së luajtur në Niko Dovana ka qenë Henrique, autor i dy golave (15′, 45+1′).

Traore (56′) dhe Castaneda (89′) kanë kompletuar pokerin e miqve.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 13 korrik.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit