“Rregulloret e UEFA-s për infrastrukturën e stadiumit. Nuk ju intereson sporti, ju interesojne vetëm paratë”. Ky është pankarta e ashpër që tifozët e Union Berlin kanë vendosur para ndeshjes kundër Bragës në Champions League pasditen e sotme.
Ndeshja po luhet në Olympiastadion në kryeqytetin gjerman dhe jo në stadiumin legjendar An der Alten Försterei, vendi ku luajne bardhekuqtë, i cili megjithatë nuk respekton rregulloren e UEFA-s për organizimin e ndeshjeve të Champions League.
Pjesa e pare ka pare skuadren e Union Berlinit ne avantazh 2-1 me dy golat e shenuar nga Becker dhe me pas per miqte portugezë realizoi Niakate.
Sakaq, ne Grupin D ku eshte edhe Inter e Benfica, Salzburg-Sociedad ka pare miqte spanjolle, qe barazuan ne sfiden e pare ndaj ekipit italian te Inzaghit, te shenojne dy gola ne Austri me Oyarzabal dhe Mendez.