Champions: Tirana me fat në short, gjen kundërshtar të kalueshëm

9 Gusht 2020
12:43
Eraldo Harlicaj

Tirana ka mësuar kundërshtarin që do të përballet në ndeshjen e parë të Champions League. Ekipi shqiptar pati fat, pasi kapi kundërshtarin më të dobët nga 4 klubet e vlefshme për bardheblutë që ishin Astana, Qarabag, Maccabi Tel Aviv dhe Dinamo Tbilisi.

Bardheblutë do të përballen me kampionen e Gjeorgjisë, Dinamo Tbilis. Ekipi i drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo ka një shans të artë për të avancuar më tej në këtë turne, pavarësisht se Tbilisi është një ekip për t’u respektuar.

Sfida do të luhet në Gjeorgji, ky detaj e favorizon goxha skuadrën kundërshtare. 25 herë kampionët e vendit nëse kalojnë me sukses turin e parë në Champions do të grumbullonin të ardhura të mira, pasi dhe në rast eliminimi nga Champions do të kalojnë në Europa League.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit