CHAMPIONS: Tirana rrezikon përballjen me kampionët e Serbisë! Zbardhet rruga bardheblu

10 Gusht 2020
13:47
Telesport
back button

Rruga e Tiranës në Champions League tashmë është “vijëzuar”. Në rast se kampionët e Shqipërisë do të eliminojnë Dinamo Tbilis, kampionët e Gjeorgjisë, do të sfidojnë më pas fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Europa, ku sigurisht serbët janë të favorizuar.

Në fakt, diferenca teknike dhe cilësore mes kampionëve të Serbisë dhe kampionëve të Gjibraltarit është e madhe, por në futboll kemi mësuar që asgjë nuk është e pamundur!

Bardheblutë e luajnë në transfertë përballjen me gjeorgjianët dhe nëse do ta kalojnë, më pas do të shihet se cila zonë është më pak e rrezikuar nga Covid-19 për të caktuar nëse luajnë në Tiranë ose në Beograd apo Gjibraltar, gjithmonë në turin e dytë kualifkues të Champions.

Ndërkohë, Lokomotiva e Zagrebit, që ka shumë shqiptarë në përbërje, përballet me austriakët e Rapid Ëien, në Kroaci.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit