CHAMPIONS: Tragjedi! Eliminohen Celtic dhe Porto (VIDEO)

13 Gusht 2019
23:03
back button

Tragjedi në Gllasgou! Mund të përshkruhet kështu ajo që ndodhi sonte në mbrëmje në ndeshjen mes Celtic dhe Cluj, ku rumunët, skuadra e quajtur nga tifozët skocezë si e “Drakulës”, ka arritur të fitojë më rezultatin e pabesueshëm 4-3, teksa në sfidën e vajtjes gjithçka ishte fiksuar në 1-1.

E të mendosh që Celtic, pasi pësoi golin e parë nga Deac, arriti që të shënonte dy herë, shtyrë edhe nga publiku, me Forrest dhe Edouard. Por, Omrani realizoi me penallti për rumunët, që gjetën edhe golin e 3-3 po me ish-sulmuesin e rritur te Akademia e Marseillë, teksa vendasit kishin provuar të fitonin me golin e tretë të Christie.

Në fund, Cluj e mbyll me rrjetën e fitores, Tucudean, duke pllakosur heshtjen në stadium dhe duke i lënë Celtic turpin e vërshëllimave…

Turp vërshëllimash që ka ndjekur edhe futbollistët e Portos në “O Dragao”, ku Krasnodar, skuadra ruse, fitoi me rezultin 3-2, duke befasuar të gjithë. Madje, ndeshja shkoi 0-3 për miqtë, të cilët në sfidën e parë u mundën 1-0 nga Porto.

Suleymanov protagonist me dy gola. Portugezët u zgjuan vonë, por nuk mjaftoi për të barazuar 3-3.

Kualifikim me penallti për Crvenza Zvezdan, në një ndeshje emocionuese ndaj FC Kopenhagenit. Loja e rregullt dhe shtesat u mbyllën 1-1 (Ndoye dhe Boyake), ndërsa me penallti fituan serbët 7-6. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit