CHAMPIONS: Tre penallti dhe… kapiteni Tadic, Ajaxi eliminon PAOK mes vuajtjeve (VIDEO)

13 Gusht 2019
22:30
back button

Një mbrëmje që ndoshta duhet thërritur ajo e penalltive! Sepse, tre herë nga pika e bardhë është paraqitur kapiteni i ri i Ajaxit pas largimit të De Ligt, Dusan Tadic, por vetëm dy herë e ka dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë, aq ka mjaftuar që fitorja e ngushtë, 3-2 ndaj PAOK të sigurojë kualifikimin për djemtë e Ten Hag, në një ndeshje të nisur në malore, teksa grekët shënuan të parët me anë të Bisesëar, që gjithashtu ka mbyllur llogaritë në fund, me dopietën personale.

Një ndeshje super e mirë nga kampionët e Greqisë, që megjithatë janë dënuar nga episodet që janë konsideruar 11-të metërsh nga arbitri. Në mes, edhe goli i Tagliaficos, me kokë, me portierin aspak të vëmendshëm.

Kalon kështu Ajaxi, në sajë të barazimit 2-2 jashtë fushe, në Selanik. Protagonist aty ishte Huntelaar, por edhe në Amsterdam e ka bërë, duke fituar njërën nga penalltitë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit