CHAMPIONS | Tri gola në Stamboll, Bruno Fernandes me “silurë”! Ziyech befason Onana. Sergio Ramos goleador te Sevilla-PSV (VIDEO)

29 Nëntor 2023
19:35
Telesport
back button

Pjesa e pare – Koreografia e Galatasaray-t ne Champions, perpara nisjes se ndeshjes vendimtare ndaj Manchester United, shkruante “mire se vini ne Ferr”, me nje stadium, ai i Stambollit, i mbushur plot dhe me plastika verdhekuqe por edhe me shume zhurme…

KOREOGRAFIA E GALATASARAY – VIDEO

E megjithate, skuadra e Ten Hag, jo vetem qe nuk eshte frikesuar por i jane dashur vetem 11 minuta qe t’i heshte duke shenuar me talentin Garnacho, qe pas eurogolit me roveshate ne kampionat ndaj Everton ne fitoren e madhe 0-3 jashte fushe, eshte perseritur edhe sonte.

Nje aksion i bukur i nisur nga e djathta me shume pasime mes Antoni, Bruno Fernandes, Hojlund, Fernandes serish dhe me pa asisti per Garnacho qe nuk ka falur me te majten e tij…

GOLI I GARNACHOS – VIDEO

Manchester United qe me vone do te gjeje edhe golin e dyte, kete here me Bruno Fernandes. Nje silure e vertete nga jashte zone per portugezin qe ka befasuar Muslera-n duke dyfishuar shifrat.

GOLI I FERNANDES – VIDEO

Galatasaray qe perpara golit ka pasur nje rast te dyshimte brenda zone teksa Onana dhe Maguirre kane bere dy pritje te mrekullueshme per te shmangur golin ne nje kaos brenda zone.

RASTI PER PENALLTI – VIDEO

Megjithate, turqit do te kthehen serish ne ndeshje duke gjetur nje gol (edhe me pak ndihmen e Onana qe nuk ka vendosur mire barrieren dhe gjithashtu sepse ka qene i pavemendshem) ne goditje denimi.

GOLI I ZIYECH – VIDEO

Ne sfiden tjeter te ores 18:45, ne Spanje, Sevilla eshte ne avantazh ndaj PSV Eindhovenit. Nje krosim ne goditje denimi dhe Sergio Ramos qe me koke ka shenuar duke festuar me pas si i cmendur pas kritikave te marra nga mediat kohet e fundit.

GOLI I RAMOS – VIDEO

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit