CHAMPIONS: Tri vite më parë i eliminoi Partizani, sot trondisin kampionët e bullgarisë (VIDEO)

17 Korrik 2019
23:28
Anton Cicani
back button

Ishte korriku i vitit 2016 dhe në Budapest, "GroupArena", Partizani do të bënte arritjen më të madhe, duke barazuar 1-1 dhe duke kaluar më pas me penallti, me një super Alban Hoxha…

Ishte e mërkurë, edhe atëherë, teksa po këtë të mërkurë, por sot në vitin 2019, të kuqtë eliminohen nga Champions dhe skuadra që atëherë mbeti "viktimë", Ferencvaros, arrin një sukses vërtet të pabesueshëm.

Pas suksesit 2-1 ndaj kampionëve të Bullgarisë në Hungari, skuadra e Ferencvaros fitoi edhe 3-2 në fushën e Ludogorets, duke tronditur të gjithë dhe duke kaluar në turin e dytë kualifikues të Champions League, ndërsa Ludogorets zbret në Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit