CHAMPIONS: Tuchel lë në stol heroin e Madridit, Zidane i beson “ish”-it të madh

5 Maj 2021
20:05
Denis Hakanaj
back button

Cila skuadër do të përballet me Manchester City-n 29 majin e ardhshëm në finalen e Champions League në Stamboll?

Chelsea dhe Real Madrid do të kthehen në fushë pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë.

Blutë vijnë edhe nga fitorja ndaj West Ham në përballjen irekte për Champions në Premier League, ndërsa Los Blancos kanë mposhtur 2-0 Osasuna-n në La Liga.

Kualifikimi në finalen e madhe do të vendoset nga 90 minutat që do të luhen në Stamford Bridge. Ndeshja do të nisë në orën 21.

Thomas Tuchel ka vendosur të lërë në stol Pulisic, autori i golit të avantazhit filelstar në Madrid. Konfirmohet në sulm Ëerner, me Havertz dhe Mount në krahët e tij. Asnjë dnryshim në repartet e tjerë në krahasim me formcaionin titullar të parë në Valdebebas.

Zinedine Zidane ka vendosur t’i besojë ish-it të madh Eden Hazard. Belgu do të jetë titullar me Vinicius dhe Benzema në sulmin e madrilenëve; në mbrojtje është zgjedhur Mendy për të kompletuar katërshen (nuk do të ketë një skemë me tre mbrojtës si në ndeshjen e parë).

Formacionet zyrtare

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kanté, Chilwell; Havertz, Mount; Werner.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Ramos, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius Jr, Benzema, Hazard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit