Championship, turpërim historik për Hull City: mundet 8-0 nga Wigan!

14 Korrik 2020
21:23
Denis Hakanaj
back button

Një turpërim i vërtetë.

Hull City ka dalë me kockat e thyera nga përballje me Ëigan. Ndeshja e Championship-it, kategoria e dytë e futbollit anglez, ka shkuar përtej çdo parashikimi: verdhezinjtë jo vetëm që janë mundur, por janë masakruar.

Portieri Long, në fakt, e ka nxjerrë tetë herë topin nga porta gjatë 90 minutave. Dhe të mendosh se duhej të ishte një ndeshje e ekuilibruar, me Wigan-in që e ka siguruar mbijetesën dhe Hull City që luftonte për t’iu larguar vendit të parafundit.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 8-0, me ndeshjen që ka hyrë në histori për arsye të ndryshme. Wigan ka regjistruar numrin më të madh të golave të shënuar në një ndeshje të kampionatit, ndërsa ka qenë mbresëlënës rezultati i pjesë së parë: 7-0 pas vetëm 45 minutash lojë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit