Championsi në hall, rrezikon Napoli-Barcelona / Skenaret e mundshme

23 Shkurt 2020
12:27
Eraldo Harlicaj
back button

Mbi 112 raste të Corona Virus dhe 2 vdekje të ndodhura në Itali kanë bërë që vendi të futet në panik total. Serie A anuloi 4 ndeshje, ndërsa qytetet kanë nisur të marrin masa të forta për të luftuar një virus të tillë. 

Futbolli nuk i ka shpëtuar këtyre problemeve, madje bëhet me dije se rrezikon dhe ndeshja ndërmjet Napolit dhe Barcelonës. Tifozët spanjollë do të kalojnë nën masa të rrepta sigurie, por duke parë një situatë të tillë, takimi mund të shtyhet. Kjo do të sillte shumë probleme për këtë kompeticion, por siguria e njerëzve është e para. 

Skenaret janë të ndryshme, pasi takimi mund të luhet dhe pa tifozë, ose të zhvendoset në një zonë që nuk rrezikon dhe nuk ka probleme të tilla. Të shohim dhe të presim, pasi situata është alarmante. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit