Champons-i sapo ka filluar, por një skuadër e ka siguruar pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm

18 Shtator 2022
14:12
Denis Hakanaj
back button

Misteret e futbollit, të kalendarëve dhe të formulave të kampionateve. Në mesin e shtatorit, zakonisht sapo luhet raundi i parë i fazës së grupeve të Champions League.

Këtë sezon puna ka përparuar më shpejt dhe ndeshjet europiane të luajtura tashmë janë dy, sepse në nëntor është një kampionat botëror që do t’i detyrojë të gjithë të ndalojnë për pak kohë.

Por me pak fjalë, nëse ndeshjet janë një apo dy, mund të thuhet me siguri se kompeticioni më i lartë europian për klube, pavarësisht se në fakt fillon në korrik me raundet e zakonshme paraeliminatore, praktikisht sapo ka filluar.

Por duke qenë se topi rrotullohet në mënyrën e vet, tashmë kemi skuadrën e parë që ka siguruar pjesëmarrjen… në edicionin 2023/24.

Kampionët e Far Øer

Ata me fat janë kampionët e Ishujve Far Øer, ose KI. Siç tregon AS, klubi sapo ka fituar kampionatin, i dyti në tre sezonet e fundit të luajtur, dhe kështu ka fituar sigurinë për të qenë pjesë e e Champions League 2023/24.

Sigurisht që do të nisë nga raundi i parë i paraeliminator dhe duke pasur parasysh nivelin e futbollit të ishujve që janë në gjysmë të rrugës mes Skocisë dhe Islandës, është e arsyeshme të mendohet se në fund KI nuk do të luajë në fazën finale, por ndërkohë që të gjithë klubet e mëdha analizojnë fillimin e sezonit për të kuptuar se sa janë shanset për të siguruar një vend në Europë, kampionët e Faroes mund të jenë të sigurt, sepse detyra e tyre tashmë është kryer.

Kampionati në vitin kalendarik

Dhe këtë herë kampionati botëror ka pak të bëjë me një kampionat që përfundoi në mes të shtatorit, sepse kjo është e zakonshme në ato anë.

Dimrat e gjatë, të ftohtë dhe shumë të errët sugjerojnë zhvillimin e kampionatit në pranverë e derisa vera të kthehet në një vjeshtë që është gjithashtu mjaft e freskët në ato lartësi.

Pra, duke pasur parasysh se në Ishujt Faroe janë dhjetë skuadra dhe se në turne janë 27 ndeshje (vajtje, kthim dhe vajtje), çështja është e mbyllur që tani.

Më pas do të vijnë skandinavët e tjerë, të cilët gjithashtu i mbyllin kampionatet në vitin kalendarik. Por ndërkohë, skuadra e parë e Champions League së ardhshme është e sigurt… edhe para se të luhet java e tretë e fazës me grupe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit