Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe në janar “blues” pritet të realizojnë disa goditje të tjera. Sipas “The Guardian”, në shënjestrën e skuadrës londineze janë Ivan Toney dhe Victor Osimhen.
I pari luan me Brentford dhe deri në janar është i skualifikuar. Ndërsa i dyti luan me Napoli në Serie A. Për sulmuesin anglez duket se gjërat janë më të lehtë për të arritur të transferimi, ndërsa për sulmuesin e Napolit do të jetë e vështirë.
Presidenti De Laurentiis e konsideron të pashitshëm, të paktën deri në fund të sezonit. Gjithsesi, problemet e fundit gjyqësore, për bilanc të rremë, duket se do ta detyrojnë të hapë kraun në rast se vjen një ofertë e mirë nga Londra.
Te Chelsea presin të shohin renditemin e skuadrës deri në dhjetor para se të lëvizin në merkato, sidomos tani që u rikthye Broja dhe shënoi që në ndeshjen e parë.