Chelsea, 80 milionëshi nuk bind: tre emra për ta zëvendësuar

28 Korrik 2020
21:31
Denis Hakanaj
back button

Dy vite më parë Kepa ka shkuar në Londër me shumë bujë.

Ka qenë portieri më i paguar në histori, me 80 milionë euro të paguar nga Chelsea për t’ia marrë Athletic Bilbao-s. Gjithasuhtu, ai konsiderohej si portieri i ardhshëm i Spanjës, trashëgimtari perfekt i Iker Casillas dhe Victor Valdes.

Megjithatë, tani historia është ndryshe. Kepa nuk ka binduBlutë me paraqitjet e tij. Ndër të tjera, sjellja e tij nuk ka qenë shumë e mirë dhe klubi po mendon ta largojë.

Sipas Daily Mail, janë tre zëvendësit e mundshëm të  portierit spanjoll. Bëhet fjalë për Andre Onana (Ajax), Nick Pope (Burnely) dhe  Jan Oblak (Atletico Madrid).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit