Chelsea akoma pa gola: tallja e picerisë bëhet virale

26 Shtator 2023
17:30
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i Chelsea-t ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme: pas një merkato në të cilën u shpenzuan shuma marramendëse parash, Blutë ende nuk kanë kaluar vështirësitë.

E drejtuar nga Pochettino, skuadra londineze ka arritur vetëm një fitore në 6 ndeshje të Premier League dhe aktualisht ndodhet në vendin e katërmbëdhjetë.

Humbja e fundit erdhi në shtëpi ndaj Aston Villa-s që triumfoi me rezultat 1-0 në Stamford Bridge. Përveç tifozëve kundërshtarë, me situatën e Chelseat ka dashur të bëjë shaka edhe një piceri e njohur.

Profili zyrtare i “Domino’s Pizza” në fakt komentoi me sarkazëm postimin me të cilin blutë përditësuan tifozët e tyre gjatë ndeshjes kundër Aston Villa-s:

“Ne kemi dorëzuar afërsisht 852,609 pica që kur Chelsea shënoi golin e fundit”.

Në fakt, goli i fundit i “Bluve” në kampionat daton më 25 gusht kundër Luton-it, në atë që ishte edhe fitorja e fundit e skuadrës. Komenti bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndezur ironinë e përdoruesve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit