Chelsea-Arsenal, shikoni çfarë humb Gabriel Jesus (Pamjet)

6 Nëntor 2022
13:56
Denis Hakanaj
back button

Chelsea-Arsenal është ndeshja e madhe e javës së pesëmbëdhjetë e kampionatit anglez të futbollit. Topçinjtë kërkojnë të rimarrin vendin e parë pasi janë parakaluar nga City, ndërsa Blutë duan të kthehen te fitorja pas humbjes 4-0 të pësuar ndaj Brighton-it.

Pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në Stamford Bridge është mbyllur në barazim pa gola. Por mund të mos kishte qenë kështu nësse Gabriel Jesus nuk do të kishte shpëhrdoruar një rast të pastër.

Një rast që ka ardhur në minutën e 29-të të ndeshjes. Martinelli ka utur një krosim shumë të bukur në zonën e rreptësisë, por sulmuesi brazilian nuk ka arritur ta godasë topin me kokë.

Një mundësi e humbur që mund të ketë pasoja për skuadrën e Arteta-s në pjesën e dytë dhe që mund t’i kushtojë kryesimin në renditje Topçinjve.

RASTI I HUMBUR NGA JESUS – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit