“Chelsea, blerja e De Ligt mund të varet nga Tuchel: arsyeja”

2 Korrik 2022
19:52
Denis Hakanaj
back button

Chelsea duket se është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Juventus-it, Matthijs de Ligt. Këtë e ka shkruar Independent që ka shpjeguar edhe arsyet pse është e bindur për këtë.

Sipas së përditshmes britanike, Thomas Tuchel është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga mbrojtësit, gjë që e bën holandezin ta vlerësojë shumë trajnerin.

Aq sa lojtari pret me padurim të stërvitet nga ai. De LIgt duket se ka mbetur i mahnitur nga rritja e Rudiger te Chelsea. Sipas faqes së Independet, Juventus ka pranuar tashmë ta shesë 22-vjeçarin.

Dhe Chelsea duket se është gati të ofrojë një shumë të rëndësishme dhe njërin mes Pulisic ose Werner. Në Angli janë të bindur se dëshira e lojtarit për t’u transferuar te Chelsea e ka zbutur pak Juventus-in për sa i takon shifrës së kërkuar, domethënë më të ulët se 120 milionë eurot e klauzolë spër lirimin e parakohshëm.

De Ligt, që nga koha që ka qenë tek Ajax-i, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. Mes këtyre edhe Chelsea, por që ka vendosur ta përshpejtojë operacionin vetëm pas blerjes së klubit nga Todd Boehly, i cili kërkon të ndërtojë një skuadër në bazë të indikacioneve të Tuchel.

Vetë Boehly, i cili ka marrë përsipër detyrën e drejtorit sportiv të përkohshëm, është në vijë të parë për sa i takon negociatave.

Chelsea-t i duhet patjetër një qendërmbrojtës pas largimeve të Antonio Rudiger drejt Real Madrid-it dhe Andreas Christensen-it drejt Barcelona-s.

Përveç De Ligt, mbetet interesi për Jules Kounde tël Seivilla-s dhe për Nathan Ake të Manchester City. Në javët e ardhshme pritet të vijë sulmi vendimtar për një nga këto objektiva, me holandezin e Juventus-it që mbetet në krye të listës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit