Chelsea, brenda 48 orëve vjen zyrtarizimi i shumëpritur

28 Maj 2023
17:00
Denis Hakanaj
back button

Sipas raportimeve, Mauricio Pochettino ka nënshkruar një kontratë trevjeçare për t’u bërë trajner i Chelseat.

Ish-trajneri i Tottenham do të marrë drejtimin e Bluve kur trajneri i përkohshëm Frank Lampard të përfundojë periudhën e tij të shkurtër në krye të skuadrës.

Pochettino, 51 vjeç, ka qenë pa punë që kur u largua nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit 2021-22.

Sipas Telegraph-it, kthimi i tij në detyrë është nënshkruar dhe vulosur pas javëve negociatash dhe pritet të zyrtarizohet në 48 orët e ardhshme.

Argjentinasi pritet të marrë me vete në Stamford Bridge stafin e tij të zakonshëm. Stafi i tij përbëhet nga ndihmës shefi Jesus Perez, si dhe Toni Jimenez, Miguel D’Agostino dhe djali Sebastiano.

Pochettino menaxhoi rivalët londinezë të Chelsea-t, Spurs, mes 2014 dhe 2019 – duke arritur në finalen e Champions League në sezonin e tij të fundit të plotë në krye.

Ai më pas kaloi 18 muaj te PSG, duke fituar titullin e Ligue 1, Coupe de France dhe Trophee des Champions gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez.

Ndërkohë, Lampard do t’i japë fund këtë pasdite rikthimit të tij katastrofik në Stamford Bridge. Blutë presin Newcastle, dhe potencialisht mund të ngjiten në vendin e 11-të me një fitore.

Trajneri i tyre i përkohshëm dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave Lampard ka fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e tij në krye këtë sezon – duke humbur tetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit