Chelsea, Cech zbulon sekretet e Thomas Tuchel

27 Janar 2022
16:03
Denis Hakanaj
back button

Në orët e kaluara, Chelsea ka festuar vitin e parë të Tuchel si trajner i skuadrës së parë.

365 ditë suksesesh, me londinezët që kanë triumfuar në Champions League.

Po çfarë f shihet mbrapa këtij transformimi nga momenti që trajneri gjerman ka marrë drejtimin? Ka qenë Petr Cech, legjendë e klubit, që ka provuar të shpjegojë se cilët janë sekretet e trajnerit.

“Kur erdhi te Chelsea dukej se kishte shumë eksperiencë në futboll, si me ekipet e moshave dhe ato të para. Thomas është një dëgjues i mirë dhe e ka kuptuar menjëherë si funksionon klubi. Kjo e ka ndihmuar të bëjë zgjedhjet e duhura, bashkë me stafin e tij”, ka thënë Cech.

“Në aspektin njerëzor, Tuchel është një person i hapur që di të dëgjojë, të komunikojë me kompetencë. Ka një sens humori shumë të mirë. I pëlqen të bëjë shaka dhe të krijojë një atmosferë e mirë.

“Njëkohësisht, punon shumë, është e rëndësishme për të që të sigurohet që skuadra të jetë gati të luajë në nivelet më të larta çdo ditë. E adhuron futbollin, jeton me emocione dhe e tregon ketë. Njësoj sillet edhe në  stërvitje. Nëse i pëlqen ose nuk i pëlqen diçka, e thotë menjëherë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit