Premier League

Chelsea dhe 91 pikët e Napoli-t që shqetësojnë Sarri-n

Dy humbje në tri ndeshjet e fundit për Chelsea-n e Maurizio Sarri-t, i cili, pas disfatës me Tottenham, është mundur edhe nga modestët e Wolves. Pas avantazhit me golin e Loftu-Cheek, “Blutë” u përmbysën në pjesën e dytë nga golat e Raul Jimenez dhe Diogo Jota.

Trajneri toskan nuk e ka fshehur shqetësimin e tij: “Deri në minutën e 55-të luajtëm mirë, më pas ata barazuan kur kishim kontrollin e lojës. Ndaluam së luajturi, u shndërruam në një skuadër tjetër dhe nuk e di pse. Rotacioni? Nuk ka të bëjë, është çështje mentaliteti. Jam shumë i shqetësuar për këtë gjë, më tepër për faktin që nuk reaguam sesa për rezultatin”.

Ndeshja e ardhshme do të jetë kundër Manchester City, që po  fluturon  në krye të tabelës dhe ndiqet vetëm nga Liverpool. Chelsea ka shkuar në -10 pikë nga kryesuesit:

“Ata po bëjnë një kampionat komplet ndryshe, ky nuk është dimensioni ynë. Ne duhet të luftojmë për një vend në katërshen e parë. E di se sa e rëndësishme është të mos humbas pikë, e humba kampionatin e Serie A edhe pse bëra 91 pikë… ”.

Mendoj se ndeshja kundër City-t vjen në momentin e duhur. Nuk ka dyshim që janë më të fortët, mund të fitojnë Champions League, por rezultati i kësaj ndeshje mund të na zgjojë nga gjumi…”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Premier League