Chelsea dhe Tuchel rishkruajnë historinë, Atletico mposhtet nga një magji e Giroud

23 Shkurt 2021
22:55
Denis Hakanaj
back button

Chelsea ka marrë një fitore të rëdnësishme në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Atletico Madrid.

Londinezët kanë mundur 1-0 spanjollët në Bukuresht dhe kanë hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Sfida është vendosur nga një gol spektakolar me roveshiatë i realizuar nga Giroud në minutën e 7 1-të. I anuluar fillimisht nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje, goli është dhënë pas ndërhyrjes së VAR.

Chelsea është skuadra e parë që fiton në ‘transfertë’ kundër Atletico Madrid në një ndeshje europiane që nga 2017-ta. Skuadra e fundit që e kishte bërë këtë? Chelsea, në shtatorin e 2017-ës në Wanda Metroplitano (1-2).

Tjetër rezultat pozitiv në drejtim të Bluve për Thomas Tuchel, i cili është bërë sot trajneri i dytë në historinë e Champions League që drejton dy skuadra të ndryshme në një sezon të vetëm të këtij kompeticioni (i pari, Ronald Koeman në 2007/08).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit