CHELSEA DOMINON, MILANI VUAN! Aubameyang dhe Rece James thellojnë shifrat (PAMJET)

5 Tetor 2022
22:27
Telesport
back button

Pjesa e pare mes Chelsea dhe Milan eshte mbyllur me fitoren e bluve 1-0 me golin e shenuar nga Fofana por ka pare nje dominim me te madh te Chelsea-t sidomos nga minuta e 20-te e tej.

Pas një starti të personalitetit të Milanit, Chelsea bëhet shumë i rrezikshëm me tre goditje radhazi, ku në të fundit është Fofana ai që zgjidh një ngatërresë duke e dërguar topin në rrjetë.

Që nga ai moment, blutë kanë ngritur nivelin fizik të ndeshjes, duke vënë në vështirësi kuqezinjtë që nuk krijojnë asnjë rrezik… deri në aksionin e fundit të fraksionit me gabimet e pabesueshme teDe Ketelaere dhe Krunic.

Nje Leao qe ka lene ne vend dy mbrojtes te Chelsea dhe ka depertuar brenda zones se rreptesise duke dhene me pas pasimin per De Ketealere qe ka goditur por Kepa eshte pergjigjur. Ne topin e kthyer Krunic eshte vonuar dhe ka qene mbrojtesi ai qe ka derguar ne goditje nga kendi topin.

Chelsea pati edhe rast me Sterling duke u nisur i vetem por Kalulu e ka mberritur dhe ka arritur ta ndaloje. Nje ndeshje me shume faulle por edhe kartone te verdhe sidomos te Milani ku jane ndeshkuar Ballo Toure, Krunic, Bennacer dhe Tomori qe ne pjesen e pare.

VIDEO E RASTIT

Ne pjesen e dyte Chelsea ka marre dominimin e ndeshjes total dhe pas disa aksionesh te bukura, ka ardhur goli i Aubameyang i gjetur nga James brenda zones se rreptesise bukur duke shenuar dhe lene ne vend Tomorin.

VIDEO E GOLIT AUBAMEYANG

Me pas ka qene vete James ai qe pas nje topi te falur nga Milani ka finalizuar nje aksion te shpejte te Chelsea-t duke thelluar keshtu shifrat per ekipin kuqezi ne Londer ne nje ndeshje te veshtire.

VIDEO E GOLIT JAMES

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit