Chelsea fitoi Champions-in, Lampard: Po të kthehesha mbrapa…

14 Qershor 2021
15:32
Denis Hakanaj
back button

I shkarkuar në janar, Frank Lampard ka vazhduar ta ndjekë si tifoz Chelsea-n, që ka arritur të fitojë Champions League me Thomas Tuchel në stol.

Ish-trajneri i Bluve ka folur për muajt e fundit në drejtim të londinezëve dhe për atë që mund të kishte ndryshuar për të shmangur shkarkimin:

“Janë shumë gjërat që do të bëja ndryshe po të kthehesha mbrapa. Megjithatë, jam krenar për atë që kam bërë. Në dy vite ka patur shumë rezultate të mirë dhe disa vështirësi, që çdo skuadër i ka”, ka thënë Lampard për BBC.

“Kemi patur një seri problemesh në janar dhe kam humbur punën. Nuk mund të kthehem mbrapa dhe të ndreq atë që nuk ka funksionuar, tani mendoj në mënyrë pozitive për të vazhduar përpara. Tuchel ka bërë një punë të madhe, Chelsea i meriton këto rezulate”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit