Chelsea fiton sfidën Champions me Everton-in, Tuchel në histori (Video)

8 Mars 2021
21:00
Denis Hakanaj
back button

Chelsea ka mundur 2-0 Everton-indhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kuaklifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Londinezët mban vendin e katërt me 50 pikë, katër më shumë se Evertoni i vendit pestë, por që ka një ndeshje më pak.

Takimi i luajtur në Stamford Bridge është vendosur nga një autogol i Godfrey (31′) dhe një penallti e Jorginho-s (65′).

Thomas Tuchel është bërë trajneri i parë në historinë e Premier League që nuk ka pësuar gol në pesë ndeshjet e para të kampionatit të luajtura në shtëpi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit