Chelsea, gati 100 milionë euro për zëvendësuesin e dështimit

12 Korrik 2020
18:59
Denis Hakanaj
back button

Kohë ndryshimesh në shtëpinë e Chelsea-t.

Blutë po ndërtojnë një ekip të madh për sezonin e ardhshëm, siç dëshmon edhe blerja e Timo Werner nga Leipzig.

Një rol tjetër i rëndësishëm që ke nevojë për ndërhyrje është ai i portierit: Kepa nuk po bind klubin londienz, që e ka blerë dy vite më parë për 80 milionë euro.

Spanjolli mund të shitet në merkaton e ardhshme dhe londinezët duket s e kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas Dona Balon, Chelsea është gati të ofrojë 100 milionë euro për portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak. Një shifër marramendëse që mund të bindë Colchoneros të heqin dorë nga ylli i tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit