Chelsea, gati të mbulojë në ar yllin e ardhshëm

10 Korrik 2020
17:42
Denis Hakanaj
back button

Pas blerjes së Timo Werner nga Leipzig, Chelsea po punon për të realizuar një tjetër goditje të bujshme në merkato.

Blutë duket se e kanë seriozisht për Kai Havertz, talenti i Bayer Leverkusen.

Sipas Marca-s, klubi i Roman Abramovich ka përgatitur një kontratë të pasur për lojtarin: 8 milionë euro në sezon për 5 vite.

Klubi gjerman kërkon 90 milionë euro për kartonin, Chelsea ka arritur të ofrojë deri në 70.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit