Chelsea gjen golin në fundin e 45′, pasimi i Koulibaly është super (Pamjet)

6 Gusht 2022
19:34
Denis Hakanaj
back button

Pjesa e parë e Chelsea-Everton, e vlefshme për javën e parë të kampionatit anglez të futbollit është mbyllur 1-0 në favor të londinezëve.

Frikë në minutën e 18-të të ndeshjes, pas dëmtimit të rndë të pësuar nga mbrojtësi i Everton, Godfrey, i cili i ka lënë vendin shokut të skuadrës Holgate.

Chelsea ka gjetur golin në minutën e 43-të me Sterling, por anësori e ka anuluar për pozicion jashtë loje. Pesë minuta më vonë ka ardhur episodi që ka vendosur 45 minutat e para.

Chilwell ka marrë një pasim shumë të zgjuar nga Koulibaly në zonën e rrpetësisë ku është rrëzuar nga Doucoure. Arbitri Paëson ka dhënë menjëherë penallti.

Te pika e bardhë është paraqitur specialisti Jorginho, i cili nuk ka gabuar dhe i ka dhuruar avantazhin skuadrës së Tuchel në fundin e pjesë së parë.

CHELSEA-EVERTON PENALLTIA E JORGINHO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit